BallinaAktualitetAnalistët pyesin Berishën për oligarkët: Përse nuk i denonconi me emra?

Analistët pyesin Berishën për oligarkët: Përse nuk i denonconi me emra?

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga analistët lidhur me oligarkët që përfitojnë para publike dhe ndihmojë Edi Ramën të mbajë pushtetin, por nuk denoncohen me emra nga opozita.

Berisha deklaroi se do të denoncojë personat që përfitojnë në mënyrë të paligjshme para publike, por tha se lufta kryesore e PD është me Edi Ramën.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Filluan të ravijëzohen këto oligarkët në kohën tuaj. Lulzim Basha ulte kokën kur ia përmendte Edi Rama oligarkët. Ju në luftën tuaj, thoni që ky shtet ka oligarkë. Ose do të thoni kush janë ata, ose kazusi juaj bie. Ose pastaj jeni ju, Edi Rama dhe Ilir Meta oligarkët.

Sali Berisha: Oligarkët janë ata që pasurohen duke përfituar në mënyrë të paligjshme me favore.

Ylli Rakipi: E keni shpallur këtë luftë por kundër kujt? Kush janë këta?

Enton Abilekaj: Ku janë denoncimet për këto gjërat e paligjshme?

Sali Berisha: Jam dakord që mund të bëhen më shumë denoncime. Por, afera si këto të dyja, nuk i gjen kund në botë, inceneratorët dhe Portin e Durrësit.

Neritan Sejamini: Pyetja është përse me gjithë këto afera skandaloze, nuk ndodh asgjë në Shqipëri. Ne mund të biem dakord që Rama është problem i madh dhe ky është vend autoritar. Por, nuk ka gazetarë në burg, nuk ka opozitarë në burg.
Pse? Sepse ka kooptuar dhe korruptuar elitën e biznesit, medias. Qeveris me këtë grup të vogël që ka monopolin dhe nuk lejon asnjë ndryshim. Meqenëse po flasim për oligarkët. Ka dy dukuri në Shqipëri.. Qeveria nuk ka asnjë projekt të investimeve publike. Ia cojnë biznesmenët vetë kërkesën, mblidhet qeveria dhe e jep.
Shumica e biznesmenëve të mëdhenj mbahen me para publike. Këta e mbajnë pushtetin, pastaj inceneratorët nuk dalin ne media. Porti i Durrësit nuk del. Po të dalin këto në media kombëtare, e ngre të gjithë Shqipërinë në këmbë. Ju si e çmontoni këtë elitë?
Ndryshim dhe luftë kundër këtij oktapodi grabitqar, për këtë ka nevojë PD dhe njerëzit pastaj vijnë pas jush.

Sali Berisha: PD do të jetë e ashpër kundër tyre. Do të listojë të gjithë abuzuesit me prona dhe pasuri publike. Asnjë biznesmen që merr në mënyrë transparente nuk kemi gjë me ta. Të tjera, do të përballen me ligjin. E kam parë edhe unë listën.

Ylli Rakipi: Oligarkët janë të zgjuar. Ata mbajnë relata edhe me opozitën. Cfarë bëjnë ata? Kur vjen puna te zgjedhjet, hedhin ndonjë gjë edhe të opozita.

Neritan Sejamini: PD dhe PS kanë deklaruar nga 400 dhe 500 mijë euro për fushatë, kur ato kushtojnë dhjetëra miliona.

Sali Berisha: Unë personalisht nuk kam bërë kurrë fushata të kushtueshme, përvec BGR, që cdo degë ka paguar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular