BallinaSportMaroku dhe Kroacia nuk “shkrepin”, yjet e dy përfaqësuesve në hije. Debutim...

Maroku dhe Kroacia nuk “shkrepin”, yjet e dy përfaqësuesve në hije. Debutim zhgënjyes për Modric me shokë

Nuk janë favoritë, por Kroacia mbetet një ekip i bukur për të parë, një skuadër e mbushur me yjet të futbollit evropian, por në start nuk shkëlqejnë. Modric me shokë mbeten “thatë” në premierën e tyre në Katar, Maroku arrin t’i marrë një pikë, pas një ndeshje pa shumë raste të pastra për gol. Ekipi i Dalic vuajti jo pak pasin final, nuk ishin shumë të qartë në fazën sulmuese, pavarësisht se kishin kontrollin e lojës, 64% mbajta e topit. Kapiteni Modric u përpoq t’i jepte zgjidhje këtij takimi, madje në fraksionin e parë flirtoi me golin ku një predhë e tij nga shumë përfundoi mbi traversë. Maroku nuk vodhi asgjë, bënë lojën e tyre, të kujdesshëm në fazën mbrojtës ndërsa u përpoqën të kapin “mat” ballkanasit me disa dalje të shpejta përpara. Dalic u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi me disa zëvendësime gjatë pjesës së dytë, por pa gjetur dot “formulën” fituese, e kishin shumë të vështirë të çanin një ekip të mirë vendosur pas dhe që luajti fort për çdo top. (BalkanWeb)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular