BallinaAktualitetVIDEO/ Goli i Casemiros i dërgon në fazën tjetër të Botërorit, Brazili...

VIDEO/ Goli i Casemiros i dërgon në fazën tjetër të Botërorit, Brazili “thyen” Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

Brazili ka siguruar matematikisht kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas fitore së dytë radhazi në fazën e grupeve. Mjafton 1-0 ndaj Zvicrës, sfidë kjo që rezultoi ashtu siç pritej, mjaft e komplikuar.

Sfida zhbllokohet në minutën e 64-të nga Vinicius. Gjithsesi, festa e brazilianëve ndalet nga VAR, pasi pas një rishikim në sistemin e teknologjisë, vërehet se Richarlison kishte marrë pjesë në aksion.

Presioni i skuadrës së Tite u rrit edhe më shumë. Goli i Selecciaos do vinte në minutën e 83-të nga Casemiro, me mesfushorin që nuk fal me një goditje të bukur.

Titullar te helvetët ishte Granit Xhaka, sakaq Xherdan Shaqiri nuk ia doli dot për shkak të një dëmtimi në kofshë. Brazili shkon në kuotën e gjashtë pikëve, të besuarit e Murat Yakin e ndjekin me 3 pikë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular