BallinaKronikeDETAJET e para/ Plagosje në Durrës, policia në kërkim të autorit

DETAJET e para/ Plagosje në Durrës, policia në kërkim të autorit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës. Policia ka njoftuar se i plagosuri është shtetasi me inicialet D. B., 40 vjeç.

Ndërkohë, blutë kanë identifikuar dhe autorin e plagosjes, i cili është një i ri 28-vjeçar që është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij. Deri më tani nuk ka të dhëna mbi motivin e ngjarjes

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular