BallinaAktualitetVranësira dhe shi në disa pjesë të vendit, parashikimi i motit për...

Vranësira dhe shi në disa pjesë të vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në të gjithë vendin tonë, vijojnë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore. Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë, sipas Meteoal

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas herë të ketë shtim gradual të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular