BallinaBotaJaponia, Italia dhe Britania e Madhe bëhen bashkë për të ndërtuar avionët...

Japonia, Italia dhe Britania e Madhe bëhen bashkë për të ndërtuar avionët luftarakë të gjeneratës së ardhshme. Ja reagimi i SHBA-ve

Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Italia kanë njoftuar këtë të premte se do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë të projektuar për të rivalizuar ose për të lënë në hije avionët luftarakë më të mirë të përdorur deri tani nga Kina, Rusia apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është aleati kryesor i të tre shteteve, shkruan CNN.

“Ne po shpallim programin global Combat Air (GCAP), që është një përpjekje ambicioze për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme deri në vitin 2035”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e tyre nuk u përmend Kina apo Rusia me emër, por u theksua se avioni luftarak është i nevojshëm sepse kërcënimet apo agresioni po rriten ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe liri.

“Mbrojtja e demokracisë, ekonomisë dhe sigurisë sonë dhe mbrojtja e stabilitetit rajonal janë gjithnjë e më të rëndësishme”, thanë ata.

Në një deklaratë të veçantë, qeveria britanike tha se zhvillimi i avionit të ri luftarak pritet të fillojë në vitin 2024 dhe do të përfundojë 11 vite më pas, në vitin 2035.

Avioni do të jetë një projektim i risive teknologjike të tre shteteve. Avioni i ri shihet si një zëvendësim për avionët luftarakë britanikë Typhoon dhe F-2 të Japonisë. Programi i ri do të bëjë Britaninë, Japoninë dhe Italinë të ecin në rrugën e tyre pa ndihmën e SHBA-së, prodhuesit kryesor të avionëve luftarakë në botë.

SHBA mbështet planin e aleatëve

Në një deklaratë të përbashkët me Ministrinë Japoneze të Mbrojtjes, Pentagoni mbështeti zhvillimin e avionit të ri luftarak.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Japonisë me aleatët dhe partnerët, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë, dy partnerë të ngushtë të të dy vendeve tona, në zhvillimin e avionëve të saj të ardhshëm luftarak”, thuhet në deklaratën SHBA-Japoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular