BallinaSportVIDEO/ Spektakël pa fund, Argjentina kalon Holandën me penallti në sfidën e...

VIDEO/ Spektakël pa fund, Argjentina kalon Holandën me penallti në sfidën e pabesueshme

Argjentina ka siguruar një biletë për në Gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni barazoi 2-2 me holandezët, në ndeshjen e luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail), ndërsa as në shtesa nuk pati gola, çka bëri që gjithçka të “vulosej” nga 11-metërshat.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Ishte Lionel Messi që me një assist magjik nxorri blof disa lojtarë të “Tulipanëve” dhe shërbeu për Molinën, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Sërish Messi do ishte protagonist për kombëtaren e tij, çerek ore para fundi. Ylli i futbollit botëror realizoi golin e sigurisë nga pika e bardhë.

Goli i Weghorst do rihapte përkohësisht takimin, ndërsa barazimi do vinte në fund nga i njëjti autor

Shtesa nuk prodhoi gola dhe bileta u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Më të saktë nga pika e bardhë u tregua kombëtarja Albiceleste (Gabuan Van Dijk, Berghuis/ Fernandez).

Argjentina ka një pengesë mjaft të madhe përpara, ku për të shkuar deri në finale të Kompeticionit, duhet të eliminojë Kroacinë. Në krahun tjetër, skuadra e Van Gaal e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit të Katarit, me pengun më të madh: Trofeun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular