BallinaAktualitetFOTO/Politika dhe akademia në zi, ndahet nga jeta ish-ministri i njohur i...

FOTO/Politika dhe akademia në zi, ndahet nga jeta ish-ministri i njohur i PS

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme për politikën dhe akademinë e vendit tonë. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta doktori i Shkencave Ylli Çabiri! Ai ka qene minister ne qeverisjen e Vilson Ahmetaj dhe me pas i eshte perkushtuar kerkimit dhe drejtimit shkencor. Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka një aktivitet tepër të pasur shkencor dhe profesional, një pjesë e të cilit është përmbledhur si më poshtë:
Mbi 12 punime në fushën e studimit të çeliqeve, kromit, e në përgjithësi të kushteve të prodhimit të tyre në industrinë shqiptare e më gjerë, mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë, me njohje të thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit, me publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut) – ja disa shifra çelës tejet domethënëse që paraqesin kontributet shkencore, teorike e aplikative të Ylli Çabirit, aktualisht ekspert ndërkombëtar në Shqipëri dhe rajon, pranë institucioneve prestigjoze në Europë e SHBA.
Me fillime të veprimtarisë kërkimore-shkencore në fushën e industrisë e minierave, i doktoruar në fushën e Transformimeve Strukturore të Çeliqeve me pak Nikel dhe Krom, në Universitetin Paris XI, PhD, 1981, Y. Çabiri rreshtohet në radhën e specialistëve që morën përsipër modernizimin e sistemit të teknologjisë së industrisë shqiptare të përpunimit të minieraleve. Përvoja në këtë fushë kërkimi e aplikimi i mundësoi njohje të thelluar të problematikave edhe më gjerë se objekti ngushtë i studimit, të cilave iu përkushtua në kushtet e reja të viteve 1990 e në vijim.
Kërkimi dhe aplikimi shkencor në vitet 1990 e në vijim fiton një përmasë dhe natyrë të re. Tashmë intelektualizmi mund t’u shërbente çështjeve të mëdha që shtron epoka. Y. Çabiri lëviz në këto hapësira të reja, duke synuar të tjera horizonte dhe duke lënë gjurmë në ato hapësira. « Intelektuali, theksojnë Pascal Ory dhe Jean-François Sirinelli, mbron vlera, përdor një prestigj, atë të formimit të tij, për të autorizuar të drejtën e shqyrtimit për çështjet e natyrës së përgjithshme që kanë të bëjnë me shoqërinë, duke kërkuar një autoritet moral dhe politik ». Këto përmasa bëhen karakterizuese të një veprimtarie të re e të frytshme mbi njëzetvjeçare, që vijon me të njëjtin intensitet edhe aktualisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular