BallinaAktualitetVendoset të premten/Kulisat e garës për kreun e ri të SPAK. Do...

Vendoset të premten/Kulisat e garës për kreun e ri të SPAK. Do të fitojë SHBA apo Rama?

Një njoftim i thjeshtë, në një vend që bie fare pak në sy në faqen në internet të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, njofton se këtë të premte në 16 dhjetor do të zhvillohet një nga ato ngjarje që ka ndezur ditët e fundit debatin politik në vend: votimi për shefin e ri të SPAK. Në njoftim bëhet e ditur se në orën 10 00 do të dëgjohen me radhë të tre kandidatët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili e më pas do të votohet për zgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Që të tre prokurorëtt e SPAK u shpallën në 21 nëntor si të aftë për të vazhduar garën për zëvendësimin e Arben Krajës të cilit i mbaron mandati në fund të vitit. Dhe që nga ky moment ka nisur një betej e nëndheshme se cili do të jetë ai që do të kontrollojë nga lart fatin e këtij institucioni të rëndësishëm të akuzës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e ndërgjegjshme në fund të mandatit të saj se reforma në drejtësi po shkon për lesh vuri alarmin se ky proces mund të manipulohet nga ata që duan të pengojnë çështje përvëluese që janë në hetim e sipër.“Procesi i zgjedhjes duhet të jetë i pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë,” shkroi ajo në Twitter një ditë pas përzgjedhjes së tre konkurentëve, sukur të ishte informuar se loja e pushtetit për kapjen e SPAk kishte nisur.

Ashtu sikurse ka njoftuar edhe më parë Lapsi.al është informuar nga burime brenda KLP-së se loja lobuese mes kandidatëve të pushtetit dhe diplomatëve perendimorë është shumë e fortë. “Diplomatët nuk e fshehin se i preferuari i tyre është Altin Dumani” i vetmi nga prokurorët që nuk ka bërë marëveshje me majat e pushtetit për të vazhduar garën” i pohoi Lapsit një zyrtar që është në brendësi të kësaj dosjeje. Po sipas zërave brenda forumeve të larta të drejtësisë Rama ka dhënë direktivë se do Edvin Kondilin, por rilindasit nuk do të kishin probleme as me Adnan Xholin, si zgjidhje kompromisi.

Formalisht kreu i KLP-së, Alfred Balla, që ka një nga 13 votat për zgjedhjen e së premtes, i mohoi akuzat për manipulime dhe trysni në një prononcim për BIRN. “Ne s’kemi ndonjë ndërhyrje dhe presion deri tani. Të paktën mua s’ma ka shprehur asnjë anëtar”, deklaroi ai.

Por ama si kurrë ndonjëherë më parë ambasadorja Kim u vu në fundjavën e shkuar në tehun e sulmeve nga qeveria. me një procedurë të jashtëzakonshme ministria e jashtme shpalli se ajo është në prag të largimit nga vendi.

Pikërisht kjo thyerje e kodit elementar diplomatik është interpretuar nga shumë faktorë që po e ndjekin lojën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK si një mesazh i qartë për anëtarët e KLP-së: “mos dëgjoni Yuri Kim që do ti’u mbrojë nga manipulimet, sepse ajo edhe pak javë është në këtë vend, ndërkohë që Edi Rama që iu këkon votën është për gjatë”

Se sa ndikim ka pasur loja e palëve do të merret vesh të premten paradite ku do të shihet nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë për të preferuarin e perendimorëve apo për ata prokurorë që kërkon të vendosë qeveria. Ky do të jetë edhe një lloj testi për të parë nëse në drejtësinë tashmë të kapur, a u ka mbetuar apo jo ndonjë lloj influence amerikanëve. Nuk është çudi që ata që do votojnë ta bëjnë këtë duke qeshur me paralajmërimet alarmante të ambasadores në largim.  Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular