Gazetari dhe analisti Arjan Çani i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me garën për kreun e SPAK dhe marrëdhënies së krisur Rama-Yuri Kim
Çani zbuloi që gjatë një ceremonie të mbajtur vetëm 2 orë më parë në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës kryeministri Rama i cili ishte pjesëmarrës duke dhënë edhe një fjalim është larguar nga festimet menjëherë në momentin që ambasadorja amerikane Kim ka mbërritur në event.
“Po e zbuloj tani këtë lajm që më ka ardhur nga burimet e mia. Vetëm para 2 orësh në hotel Rogner ishte një event për universitetin e Tiranës. Me atë rast kishte ftuar Ramën, Veliajn që morën pjesë me fjalime. Në një moment Ramsi vajti dhe kur vjen Kim, bam Ramsi ikën. Sa erdhi ajo iku ky”, tha Çani.