BallinaKryesoreFlutura Açka i kujtoi Ramës kur i shkoi në shtëpi në Amsterdam,...

Flutura Açka i kujtoi Ramës kur i shkoi në shtëpi në Amsterdam, në 1998: E kam ende karrigen ku u ule…

Flutura Açka iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me pyetjen e këtij të fundit se si do të reagonte ajo nëse ndaj saj do të bëheshin akuza të pavërteta, si fjala vjen nëse ai do ta akuzonte për ushtrimin e prostitucionit në Holandë.

Açka në fjalën e saj i kujtoi kryeministrit një episod nga vjeshta e viti 98 kur Edi Rama, si emigrant asokohe, i kishte shkuar dhe kishte pirë kafe në banesën e saj. Ndaj ajo i kërkoi të bënte kujdes me mënyrën se si fliste në parlament.

“Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë.

Po i kujtoj kryeministrit një rast kur ai ka shkuar jo si kryeministër në Holandë.

Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 98 atëherë keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë tuaj me disa miq dhe keni pirë kafe në shtëpinë time.

Është akoma atje në shtëpinë time ajo karrige. Kur të bëni atë muzeun e nderimeve të mëdha mund të shkoni dhe ta merrni. Por të bëni kujdes kur flisni dhe kur fyeni të tjerët”, tha Açka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular