BallinaOP EDAtdheu na ka borxh/nga Prel Dedaj

Atdheu na ka borxh/nga Prel Dedaj

Nga Prel Dedaj
Është normale, që data kur janë shënuar ngjarje që për shkak të dhimbjes apo madhështisë së suksesit, iu ka shkuar zani larg, të mbeten në kalendar dhe në memorjen e një populli. Të tilla mund të përmendim ditëlindjen e heroit kombtar Gjergj Kastrioti, Lidhjen e Prizrenit, Shpalljen e Pavarsisë, Pushtimin Fashist, Pushkatimin e 14 burrave të pafajshëm në Shpal të Mirditës në gusht 1949, Varjen në litar të poetit Havzi Nela, Çlirimin e Kosovës, vrasja e 4 protestuesve në 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, etj, që për mos u zgjatur nuk po i radhis. Datat që mbeten në memorjen e një populli, iu përkasin ndodhive në të dy senset, pozitive të hareshëme e të gëzueshëme edhe negative kur kanë ndodhur ngjarje të kobëshme, shpesh herë përtej imagjinatës normale të njerzimit. Menduam se ishte diktatura komuniste, shtrati ku ngjizeshin e lindinin ngjarje të trishta, ku morali dhe të drejtat njerzore të qyteratëve, nuk ishin asnjëherë në evidencë e në respektin e atij që për 40 vjet pa ndërprerje ishte vetë Partia, vetë edhe shteti, ndërsa populli turmë e destinuar të dergjej arave, galerive të minierave e jo pak syresh burgjeve e kampeve të intetnimit, të etiketuar “armiq” të Partisë. Me të drejtë menduam se mbas rënies të rregjimit komunist, datat që do të mbeteshin në kalendar si ditë simbol i të keqes, nuk do të përseriteshin, përpos atyre që do të kishin lidhje me fenomenet e natyrës. E çuditëshme që një popull i tërë gabuam duke besuar absurdin, pa u kujtuar se çfar na këshillonte e shkuara. Sa herë ishte vënë në dukje fakti se Fan Noli gaboj kur qeverinë e vitit 1924 e kishte ndërtuar me ish nëpunës e intelektualë që kishin mbajtur poste të rëndësishme edhe në qeverinë e Ahmet Zogut, ndaj mendohej se u mundësua rënia e tij brënda 6 muajve, “gabim” të cilin nuk e përsëriti diktatori Hoxha, kur krijoj qeverinë e parë komuniste në vitin 1945. -A nuk do të mbetet absurdi më i madh në histori, besimi ynë në vitet 1991, 1992 e në vijim, se sekrerari e PPSH-s, i cili kishte gëzuar simpatinë e vlersimin e drejt për drejtë të vetë diktatorit Hoxha, do të hidhte themelet e shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie demokratike sipas modelit perendimor, larg intrigave e metodës komuniste të qeverisjes?- Njëri prej këtyre besimtarëve, biles fort i zellëzhëm, jam edhe unë autori i këtyre radhëve. E ndjej thellë përgjegjësinë e këtij gabimi, dhe nuk do ti shmangesha asnjë lloj detyrimi që mund të më kërkohej si sakrificë për ta shlyer. Mendoj se ishte ky gabim fatal i yni, që datat simbol të së keqes vijuan edhe mbas rënies diktaturës. Prandaj na u kanos tmerri i vitit të zi 1997 me mbi 2500 të vrarë, 4 protestues paqsorë të vrarë me pushkën qeverisë “djathtë demokratike”, pa u ndalur tek eleminimet mafioze të herë mbas herëshme të atyre që mendonin ndryshe nga NJËSHI i Partisë, për të cilët duhet ekspertizë, deri tek ngjarja makaber e 8 janarit 2022, kur ish drejtuesi i shtetit, i vetshpallur prurës i “demokracisë” Sali Berisha, me një dyzinë besnikësh e të paguarish prej tij, para syve të qeverisë ” majtë demokratike” ndërmori sulmin vandal mbi selinë e PD-s, vetëm përse nuk ishte më as de – jure as de – facto në krye të saj, siç ka qënë për plot 32 vite pa shkëputje. Sulmon istitucionin me mjete të forta me jeniçerët e tij tē betuar për të hedhur në Lanë me dhunë cilindo që do të gjenin brenda mureve të saj, duke përvijuar kështu një krim me pasoja jetë njerëzish. Prish rendin publik. Shkakton dëme materjale të konsiderueshme. Shkel rendin kushtetues, duke përdorur dhunën për arritjen e qëllime të tij, dhe çuditrisht qeveria “tolerante” e udhëhequr nga lideri global Edi Kiçi Rama, ruan qetsinë e nuk angazhon strukturat përkatëse të shtetit për të vënë para përgjegjësisë ligjore shkaktarin e kësaj drame me pasoja jo të vogla ndaj një populli të tërë dhe Shqipërisë. Madje me forma të maskuara po ban të pamundurën ta mbaj faktor në politikë, këtë individ tashmë të izoluar nga politika amerikane dhe ajo europiane, vetëm e vetëm për të mbajtur vetë pushtet edhe një mandat të katërt, që të blindojë e sigurojë paprekshmërinë pasurive personale e të bashkëputorëve të tij mafiozë, të vëna me krim, vjedhje e korrupsion. Mendoj se kjo situatë që konsiston në boshatisjen totale të vëndit nga shqiptarët, pa diskutim është produkt i gabimit tonë tē përbashkët të të kahershëm, si qytetarë të majtë e të djathtë, për të cilin u shpreha më lartë, dhe borgjin na e ka vehtëvetja. Por që të vazhdojmë ti shërbejmë fatkeqësisë mbarë kombëtare, është e pafalëshme dhe atdheu nuk na ka borgj. Zgjedhjet e fundit në Itali, janë shëmbulli më konkret, që na ndihmon për të gjetur shtegun të shporrim këtë koracë mafioze e gatuar me veset më tē liga të rregjimit komumist, e cila na ka mbërthyer për truri e po na asgjeson çdo ditë e më me shpejtësi si popull e si komb.
PREL DEDAJ
NEW JORK
3. I.2023.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular