Një ditë më parë Flori Mumajesi publikoi një foto në rrjetet sociale duke përqafuar Liberta Spahiun. Ai ka mbivendosur një këngë e cila nuk përkon me një foto të realizuar së fundmi por me një kujtim.
“Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova. Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova, Larg nga sytë, larg nga zemra…. ”, thotë teksti i këngës.
Nuk ka vonuar shumë edhe “përgjigjja” e vajzës nga Kosova, e cila ka postuar një foto pranë bredhit, ku duket shumë e afërt me këngëtarin
“Mfalni se pak jena vonu! Me foto te bredhi!”-ka shkruar ajo, duke lënë të hapura sërish aludimet.