BallinaAktualitetSigurohen nënat me 3 fëmijë nën 18-vjeç, sigurimet do tu njihen si...

Sigurohen nënat me 3 fëmijë nën 18-vjeç, sigurimet do tu njihen si vite pune

Që prej 1 janarit qeveria ka filluar procesin për sigurimin shëndetësor të nënave që kanë 3 ose më shumë fëmijë dhe janë pa punë.

Nënave do tu paguhen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social facebook dhe shkruan se të gjitha nënat që përfitojnë nga kjo skemë duhet të aplikojnë në “e-Albania”.

Kujtojmë se ky ishte një vendim i Këshilli i Ministrave i miratuar në 26 tetor të 2022-it, zbatimi i të cilit u përcakëtësua të niste që prej fillimit të këtij viti.

Vendimi parashikon se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’iu paguhen sigurimet shoqërore.

Vendimi në tetor u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se të gjitha shpenzimet për sigurimin e nënave të pa puna do të mbulohen nga shteti dhe ky 5-vjeçar do të njihet si vite pune.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular