BallinaOP EDRruga e ARBRIT "rruga e vdekjes"! Deri kur mashtruesit do dëgjohen dhe...

Rruga e ARBRIT “rruga e vdekjes”! Deri kur mashtruesit do dëgjohen dhe besohen, deri kur?!

Nga Shemsi Prençi
Rruga e ARBRIT “rruga e vdekjes”!
E mërkurrë data 04 Janar 2023 rreth orës 18:20 në vendin e quajtur Ura e Gjoricës, si rezultat i përplasjes së dy automjeteve, kanë humbur jetën 3 anëtarë të familjes Istrefi.
U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimave në këtë aksident tragjik.
Duke u kërkuar ndjesë familjes dhe të afërmve të familjes Istrefi, do të mendoja për një çast se si do ngushëllojë familjen Istrefi deputeti Ulsi Manja që me votat e dibranëve ngroh karrigen në Parlament për 3 mandate rrjesht dhe asnjëherë nuk është ndjerë për korrupsionin dhe zvarritjen e punimeve në rrugën e Arbrit, madje dhe atje ku nuk ka pengesa të erozionit.
Po “ministrja e rrugëve” Balluku njëherazi dhe udhëheqëse politike e qeverisë për qarkun Dibër si do mundet të ngushëlloje familjen Istrefi, ndërkohë që fatura e rrugës së Arbrit po i kapërcen mbi 400 milion euro dhe asnjë km e asnjë urë nuk ka mbaruar me të gjitha elementet e sigurisë dhe standarteve të rrugëve, por ministresha çdo javë vazhdon reklamat dhe vidiot në 3D për rrugën që mbeti rrugëve për 10 vite qeverisje të Rilindasve.
Po kryemashtruesi i Shqiptarëve çfarë ka për të thënë nesër?!
“Kemi ndertuar një kryevepër”.
Shikoni urën e “Vashes ” dhe mundohuni të shikoni me vëmendje mbrojtëset metalike në dy anët e urës dhe do bindeni se edhe ajo do jetë ura e vdekjes edhe pse është ura më e lartë në Ballkan, hekurat mbrojtës(guardierat), nuk mbajnë as njeriun e jo më makinat.
Përse mashtrohemi kaq lehtë ne dibranët me reklamat e Rilindjes, përse kaq lirë kushton jeta jonë?!
Përse kjo urrejtje e madhe e Kryeministrit ndaj dibranëve, që zvarrit perfundimin e rrugës së Arbrit me të gjitha standartet e sigurisë, nderkohë që prej kohësh është kthyer në rrugen e vdekjes?!
Deri kur mashtruesit do dëgjohen dhe besohen, deri kur?!
Ngushëllime familjes Istrefi për këtë humbje tragjike.
May be an image of nature
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular