BallinaOP ED"Modë e re", avaz i vjetër

“Modë e re”, avaz i vjetër

spot_img
spot_img

Nga Klodian Xhyheri
Duket se ka filluar të lëvizë ingranazhet elektorale uzina e ndryshkut qeverisës. Gjithnjë e më shumë më sjell në mendje uzinën e autotraktorëve “Enver”, ku nga fundi i jetës së saj, përveçse nuk prodhonte asgjë, mundohej të prodhonte sa të mundej propagandë boshe dhe frymë të lartë revolucionare idiote. Asgjë më shumë se uzina e atëhershme, s’bën edhe uzina jonë qeverisëse. Jo vetëm që nuk ka çfarë t’i shesë popullit më, por edhe mjetet për zhvatjen e zgjedhjeve janë pothuaj të njëjta. Shtohet administrata para zgjedhjeve. Një film i djegur e i parë jo pak herë në zgjedhjet e shkuara, kur punësimet elektorale dhe patronazhistët përcaktonin në tavolinë fituesin, duke zhvlerësuar votën dhe vrarë shpresën për ndryshim. Dy deri në tre mijë të punësuar më shumë, bëhen gati për t’u futur në administratën shtetërore, të cilët duken si dhuratë parazgjedhore, që i bën qeveria një pjese të turmës së uritur. Administrata mbi 185.700 punonjës. Ndërkaq, ky tregues rezultoi edhe më i lartë në fund të 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, me mbi 185.700 të punësuar në shtet. Për momentin puna në shtet duket se qenka një zgjidhje e shpejtë dhe jetike, sa pa përfunduar në barkun e ndonjë mauneje apo gomoneje për të kaluar kufijtë Evropianë. E megjithatë, edhe pse qeveria mendon se peshkoi përsëri disa varfanjakë në këmbim të votës, punësimi elektoral nuk do të jetë shpëtimi, por “truku” i radhës. Sepse partia- shtet kur shton administratën i bën llogaritë jo për t’u shërbyer më mirë e më cilësisht qytetarëve, por për të rritur e shtuar hambarin e votave. Shton administratën për të filluar me diferencë avantazhin e votave ndaj opozitës. Kjo mund të jetë një zgjidhje e pranueshme elektorale për ta, e cila sipas tyre do “u garantojë” pushtetin, rrjedhimisht edhe pasurimin galopant nëpërmjet vjedhjes e grabitjes pa fre. Dhe kjo me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të cilët shohin se si varfërohen gjithnjë e më tepër. Ndërkohë një shtim kaq i madh i administratës, me qëllimin e mbrapshtë të grabitjes së zgjedhjeve, pa i dhënë zgjidhje ekonomisë, biznesit, arsimit e shëndetësisë përtokë, pa luftuar korrupsionin e çmendur që ka dalldisur qeverinë; pa frenuar ikjet masive dhe kalbjen e sistemit, shqiptarët dhe shpëtimi; do të jenë dy antonime të përhershme në kahe të kundërta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular