BallinaPolitike32 vite PD Delvinë, Hari Imeri: Mirënjohje të thellë për themeluesit, drejtuesit,...

32 vite PD Delvinë, Hari Imeri: Mirënjohje të thellë për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe ç’do mbështetës

Nga Hari Imeri
Dëshiroj që në këtë ditë historike, të shpreh një mirënjohje të thellë për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe ç’do mbështetësi të Partisë Demokratike të Delvinës gjatë këtyre 32 viteve.
Nuk ishte e lehtë të ishe në grupin nismëtar të themelimit të Degës të Partisë Demokratike Delvinë ndërkohë që emri të figuronte në “listën e zezë”.
Kujtesa historike e Partisë Demokratike është plotë me burra dhe gra, djem dhe vajza, që me mbështetjen e Zotit dhe pastaj me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ndryshuan sistemin më të egër që ka njohur vendi dhe Europa pas lufte.
Partia Demokratike është një familje e madhe ku parimet bazë ngrihen mbi vlera, mbi lirinë dhe demokracinë.
Nuk mund të jesh demokrat nëse së pari nuk je një familjar i përkushtuar dhe një qytetar i ndershëm
Le të shërbejë kjo ditë, jo vetëm si nje ditë falenderimi dhe mirënjohje, por edhe si një ditë bashkimi kundër ç’do të keqeje që cënon interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Partia Demokratike e ka të shkruar në destinin e vetë dhe në përkushtimin tonë, të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të forcohet, të vazhdojë të ndërtoj përparim, mirëqenie, një të ardhme të sigurt për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular