BallinaKryesoreBujar Leskaj: 14 Janar 1990- fillimi i fundit të diktaturës!

Bujar Leskaj: 14 Janar 1990- fillimi i fundit të diktaturës!

Nga Bujar Leskaj
33 vjet më parë, në 14 Janar 1990, rreth 3000 qytetarë shkodranë, të rinj e të reja, u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit.
Organizimi i protestës kishte filluar që në 11 janar.
Për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, kjo ngjarje, konsiderohet si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri dhe merr vlera të veçanta jo vetëm historike, por edhe politike.
Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria do të ndahej nga diktatura komuniste dhe nga regjimi gjakatar!
Drejtuesve dhe organizatorëve të protestës së parë antikomuniste: Brahim Bilali, Gjergj Livadhi, Ded Kasneci, Redi Monajka, Flamur Elbasani, Viktor Martini, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Tonin Dema, Tefë Cunami, Zef Gjoni, Skënder Madani, Apollon Haxhi, etj, ju bashkuan edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Këta heronj do të ngelen gjithmonë të skalitur në kujtesën historike të kombit, si pararendës të pluralizmit politik, që solli Lëvizja Studentore të Dhjetorit 1990, ku studentët shkodranë, me në krye Heroin e Demokracisë, Arben Broci ishin në ballë dhe themelues të Partisë Demokratike.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular