“Rambo i Rusisë”, dikur i preferuari i Putinit bën deklaratën bombë: Do të luftoja përkrah Ukrainës, ndaj popullit tim ndjej veç urrejtje

0
232

Aktori rus, Artur Smolyaninov si njohur ndryshe si “Rambo i Rusisë” , personazh i një prej filmave të preferuar të presidentit Vladimir Putin, ka deklaruar se do të luftonte përkrah Ukrainës.

Nisur nga kjo deklaratë, Smolyaninov klasifikohet si “agjent i huaj” poër Rusinë dhe do të përballet me një hetim penal.

Në vitin 2005, ai luajti rolin e ushtarit të fundit që qëndronte në këmbë gjatë një beteje në Afganistan, të cilën forcat sovjetike e pushtuan për një dekadë rresht. Që nga i moment Smolyaninov njihet si “Rambo i Rusisë”.

Tashmë Smolyaninov është në emigrim dhe në një intervistë të fundit, u shpreh se do të luftonte për Ukrainën dhe do të vriste ushtraët rusë, duke thënë se: “Unë nuk ndjej asgjë përveç urrejtjes për njerëzit në anën tjetër (ruse) të vijës së frontit. Dhe nëse do të isha atje në tokë, nuk do të kishte mëshirë.”

Pak ditë më vonë, Ministria Ruse e Drejtësisë e klasifikoi aktorin si agjent të huaj, duke e urdhëruar hapjen e një çështjeje penale kundër tij

Smolyaninov ka qenë shumë kritik ndaj luftës në Ukrainë, ku madje ka rregjistruar një këngë të vepokës sovjetike, por me tekst të përpunuar, kundër Rusisë.

Ndaj, një gjykatë në Moskë vendosi një gjobë prej 430 dollarë kundër Smolyaninov me akuzën e diskreditimit të forcave të armatosura ruse. Po atë muaj, ai u largua nga Rusia dhe mendohet të jetë aktualisht në Letoni.