BallinaAktualitet“Kur të mos jetë më në pushtet, PS do të pësojë përçarje”,...

“Kur të mos jetë më në pushtet, PS do të pësojë përçarje”, gazetari: Çështjen e “vulës” së PD-së po e mban peng papërgjegjshmëria e drejtësisë dhe…

Gazetari dhe analisti Ben Andoni është shprehur se çështjen për fatin e Partisë Demokratike po e mban peng papërgjegjshmëria e sistemit të drejtësisë dhe frika e tij nga politika.

Komentet Andoni i bëri gjatë fjalës së tij në një intervistë për Panorama TV, ku tha se edhe Partia Socialiste, kur të mos jetë më në pushtet, do të pësojë përçarje dhe probleme të mëdha.

Ai bëri edhe diferencën mes Kuvendit të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor dhe atij të thirrur nga Basha më 18 dhjetor, ku theksoi se këtij të fundit i mungonin numrat.

“Momentalisht ju e dini se të gjitha veprimet legale bëhen me tagrin e tij zyrtar. E vërteta e PD-së është tek baza. Nëse mbani mend kuvendet, kuvendi i zotit Basha kishte diferencë të madhe me numrat. Ndërkohë te Kuvendi i Berishës numrat ishin, por nëse i bashkon të dyja Kuvendet, nuk janë njësoj sa baza demokratike. Njerëzit nuk duhet të ndahen në Alibeaj dhe Berisha, por duhet të jenë njerëz të PD-së. Ndërkohë janë edhe pjesa gri në PD që nuk po e gjejnë ende veten. PD ka nevojë për individë që t’i thonë të vërtetat në sy.

Të dyja partitë kryesore të vendit, ju e keni parë që në momentet më të vështira për vendin tonë, e kanë gjetur gjuhën. Rrokada e PS-së tani po zgjat më shumë, por nuk është e largët dita që do e lënë pushtetin. PD derisa nuk e gjeti dot brenda statutit të saj bashkimin, tregon që e ka mbyllur misionin e vetë. Nuk arriti të zgjidhte dot problemin e pronës. Problem i pronës janë edhe socialistët. Ligji i pronës ka futur në dhe 9 mijë veta. Nuk bënë gjë për të persekutuarit dhe këtë kauzë e kanë marrë tashmë socialistët. Kur të mos jetë në pushtet edhe PS do të ketë problematika dhë përçarje shumë të mëdha. Do të ketë plasaritje shumë të mëdha.

Papërgjegjshmëria e sistemit të drejtësisë dhe frika nga politika po mban peng fatin e PD-së. Sistemi i drejtësisë tek ne akoma nuk kupton rëndësinë që ka dhe pavarsinë e tyre. Ata tani kanë nevojë vetëm për një verdikt, pasi Alibeaj tërhoqi padinë e vetë. Ka nevoj vetëm për një vendim që zgjat disa minuta. Berisha ka bërë primaret e veta dhe do i duhet shumë të mbrojë primaret, pasi edhe plasaritja që mori në dimër me tërheqjen e njërit prej individëve të primareve, duhet të tregojë nëse procesi tregon besim te vetja”, u shpreh Andoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular