BallinaKryesoreZyrtari i DASH: Përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës...

Zyrtari i DASH: Përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë humbje kohe dhe energjie, asociacioni i komunave në Veri do të jetë ndryshe nga…

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie.

Komentet zyrtari amerikan i bëri gjatë një interviste për N1, ku tha se SHBA është e shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Përpjekjet për tërheqjen e njohjes së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, theksoi ai.

Ai foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin tha se nuk do të jetë i ngjashëm me republikën Srpska në Bosnjë-Hercekovinë.

“Duhet të jem i qartë, nuk është një marrëveshje që do t’i ngjante Republikës Srpska,” tha Chollet.

I pyetur për spekulimet e mediave rreth të ashtuquajturit propozim franko-gjerman, për të cilin presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se përfshin një formë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, diplomati amerikan gjithashtu tha se nuk dëshiron të flasë për specifika, transmeton Telegrafi.

“SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe qëllimi (i saj) është normalizimi në drejtim të njohjes reciproke”, tha diplomati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular