BallinaSportVIDEO/ “Bir ku*ve”, dy titullarët e Mançester Junajtid shpërthejnë me të shara...

VIDEO/ “Bir ku*ve”, dy titullarët e Mançester Junajtid shpërthejnë me të shara ndaj njëri-tjetrit gjatë ndeshjes

Dueli i të mërkurës në Premier Ligë, ku Mançester Junajtid u ndal në barazim 1-1 nga Kristal Palas, shënoi jo vetëm ndalesën pas 8 ndeshjesh të “djajve të kuq”, por edhe tregoi shenjat e para të krisjeve mes futbollistëve. Atmosfera nuk duket a qetë pavarësisht ecurisë së mirë dhe kjo u kuptua nga një shkëmbim mes brazilianit Antoni dhe portugezit Bruno Fernandes.

Në pjesën e parë të ndeshjes, në një aksion në krahun e djathtë, Antoni pasoi përpara por portugezi nuk ndoqi topin që shko në fundore dhe u ankua të shoku i skuadrës. Ky i fundit nuk i mbajti nervat dhe iu përgjigj me një ”bir ku*ve” që mori një përgjigje të njëjtë nga Bruno Fernandes.

Të dy vazhduan për disa çaste këtë zënkë në distancë me të shara, duke sjellë një moment të pazakontë te skuadra e Ten Hag, i cili duket se ka një telash tjetër për të zgjidhur në këto momente në skuadrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular