BallinaLifestyleArmaldo surprizon Valbona Memën, por pse?!

Armaldo surprizon Valbona Memën, por pse?!

Banorët e “Big Brother Vip Albania” padiskutim që janë bërë kryefjalë e këtyre ditëve, me protagonistët që kanë ngjallur simpati dhe antipati me situatat që krijojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata tashmë kanë fansat e tyre, ndjekësit dhe simpatizantët e tyre që duke se i përkrahin deri në fund.

Të tjerë kanë rritur numrin e fansave, të tjerë na kanë zbuluar më shumë nga vetja duke na mundësuar t’i njohim shumë më tepër, përtej artit të tyre, dhe të tjerë ndoshta na kanë surprizuar, qoftë për mirë apo për keq, me disa që madje i kanë zhgënjyer fansat e tyre jashtë.

Megjithatë, duket se ky nuk është rasti i Armaldos, të cilin e kemi njohur shumë më tepër, përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV. Ai ka krijuar situata komike me batutat e tij, ka përçuar emocione të forta, por edhe ka sjellë mesazhe të forta. Karakteri dhe personaliteti i tij, së fundmi është komentuar nga banorja më e re Valbona Mema, e cila e ka vlerësuar Armaldon.

Nuk e kam njohur kurrë nga afër. Më ka surprizuar. Ai duhet ta marrë si mesazh që sinqerisht të kam ndjekur dhe më ke surprizuar. Oratori, edukatë, kulturë, nuk ke dëgjuar një fjalë të pisët nga ai. Është i artikuluar mirë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular