BallinaAktualitetBujar Leskaj: Instituti i Studimeve Politike "Ismail Qemal Vlora" zhvilloi Akademinë Përkujtimore...

Bujar Leskaj: Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” zhvilloi Akademinë Përkujtimore në ambientet e Muzeut “Kosova” për Atin tonë të Kombit

Nga Bujar Leskaj
Dje, në 24 janar 2023, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” në ambientet e Muzeut Kosova zhvilloi Akademinë Përkujtimore: “Ismail Qemal Vlora- themelues i shtetit shqiptar”, në përkujtim të 179-vjetorit të lindjes dhe 104- vjetorit të kalimit në përjetësi të Atit tonë të Kombit.
Në këtë veprimtari, ishin të pranishëm intelektualë të Vlorës, personalitete të ndryshme të jetës politike e shoqërore të qytetit, si edhe të ftuar nga Tirana.
Me shumë interes u prit nga të pranishmit në këtë aktivitet artisti vlonjat Ylli Meçaj, i cili prezantoi dy punimet e tij: ekspozitën fotografike “Kthimi i Ismail Qemalit”, si edhe filmin me metrazh të shkurtër: “Ismail Qemali në Kosovë dhe Çamëri”.
Ekspozita dhe filmi me metrazh të shkurtër të realizuara nga artisti i njohur, mjeshtri i cirkut vlonjat, rrëfejnë “…rrugëtimin simbolik të Ismail Qemalit në Kosovë, në varrin e heroit legjendar, komandantit të lavdishëm të UÇK-së, Adem Jashari; në Mitrovicë, në vendlindjen e Isa Boletinit, krahut të djathtë të Plakut të Urtë dhe në brengën tjetër të kombit tonë, në Çamëri!”
Në kumtesën time u ndala në rolin e Ismail Qemal Vlorës si politikan, diplomat e atdhetar i shquar.
Theksova se: “Ismail Qemal Vlora është politikani që e ka dashur aq shumë Shqipërinë, është politikani i ndershëm e idealist, është i pari politikan shqiptar, që vuri mbi egoizmin Shqipërinë, që mbi keqkuptimin vuri mirësinë, tolerancën e dashurinë; themeloi debatin publik dhe institucionin e dorëheqjes edhe pse nuk meritonte të dorëhiqej.
Te AI bashkohen në një: Njeriu, Shtetari, Pavdekësia!”
(Kumtesën e plotë mund ta lexoni në www.bujarleskaj.com.
Përshëndeti veprimtarinë z. Hysni Sharra, kandidat i PD për kreun e bashkisë Vlorë dhe kontributor i Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, i cili theksoi rolin e Plakut të Urtë në Historinë e kombit tonë, rëndësinë që ka vepra e tij, rëndësi, e cila bëhet edhe më e madhe sa më shumë kalon koha, sa më shumë kalojnë vitet.
Z. Ylli Meçaj në përshëndetjen e tij falenderoi të pranishmit, foli për ekspozitën dhe dokumentarin realizuar me dashuri dhe frymëzim nga vetë ai, si edhe interpretoi një pjesë nga fjala e Ismail Qemalit në Konferencën e Ambasadorëve.
Aktiviteti u pasurua nga interpretimi virtuoz i një elegjie për Kosovën nga këngëtari Bujar Sinani, i cili u shoqërua nga Parashqevi Çipa, vajza e Mjeshtrit të Madh të polifonisë sonë, Lefter Çipa.
Kjo veprimtari, përulja me respekt ndaj jetës e veprës së tij ishte një pikë uji në oqean, në nderim të veprës së Atit të Kombit, një Apoteozë madhështore e të gjithë popullit, kurorë që AI e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij…
Paradite, në përkujtim të kësaj date historike, kryesia e PD Dega Vlorë, kryetari z. Atird Hoxha dhe kandidati i PD për Bashkinë Vlorë, z. Hysni Sharra vendosën kurora e buqeta me lule në Varrin Monumental të Atit të Kombit në Sheshin e Flamurit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular