BallinaKronikeU plagos si pasojë e një aksidenti/ Efektivja Anisa Kostani ndodhet në...

U plagos si pasojë e një aksidenti/ Efektivja Anisa Kostani ndodhet në reanimacion, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me aksidentin e një natë me parë, kur për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja Anisa Kostani, e cila pak muaj më parë u pezullua nga detyra pasi ofendoi gazetarët.

Mësohet se Kostani ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, ku makina më të cilën po udhëtonte efektivja u përfshi në një aksident.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia tha sot se u arrestua shtetasi R.D, i cili u përplas me makinën ku po udhëtontë efektivja.

“R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular