BallinaOP EDPlaga e zbrazjes së Shqipërisë vijon të zgjerohet!

Plaga e zbrazjes së Shqipërisë vijon të zgjerohet!

Nga Dashnor Sula
‘Plaga’ e shpopullimit të Shqipërisë vetëm se zgjerohet, ndërsa qeveria duket se e shikon me kënaqësi nga vilat luksoze. Instituti i statistikave ka publikuar të tjera të dhëna nga zbrazja e vendit. Ndonëse një vend i vogël, në statistikat ndërkombëtare të emigracionit zemë hapësira të mëdha.
Sipas statistikave të INSTAT në periudhën Janar-Tetor 2022 kanë kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian 10,975 shtetas nga Shqipëria. Sic konfirmohet nga këto të dhëna pavarsisht alarmit të ngritur nga vendet partnere, qeveria jonë nuk shqetësohet për këtë fenomen. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimit për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së janë rritur me 19%. Këto të dhëna janë vetëm për vendet e BE pasi edhe më të larta janë shifrat mbi emigracionin nga Qeveria Britanike për periudhën Janar-Shtator 2022.
13,272 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vitin që lamë pas.
Në këto të dhëna nuk futen ata të cilët shkojnë drejt Britanisë dhe nuk regjistrohen por jetojnë ilegalisht. Nuk llogariten gjithashtu personat të cilët shkojnë drejt vendeve të BE me pashaportë dhe shkelin afatin e qëndrimit.
Me këtë ritëm të shpopullimit të vendit, brenda pak vitesh, mbase deri në fund të mandatit të qeverisë rrezik do të emigrojnë edhe shpendët dhe kafshët nga shqipëria sepse edhe për ta jetesa do të jetë shumë e vështirë nga politikat e gabuara.
Dhe për të dëshmuar pretendimet e atyre që ikin doli sot Bordi i vjedhjes dhe rriti sërish cmimin e naftës në një kohë që në vendet e tjera po ulet. Doli bordi një ditë pasi në Komisionin e Ekonomisë ky mekanizëm grabitës për qytetarët u mbrojt nga përfaqësuesit e qeverisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular