BallinaOP EDQetësia përbashkuese e Lulzim Bashës!

Qetësia përbashkuese e Lulzim Bashës!

NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

Figurat më të urta që gjejmë nëpër tregime, ngjarje si në letërsi dhe në jetën e përditshme janë ata që nuk mendojnë sot për sot e vetëm për vete, e parë kjo në konteksin e ndershmërisë dhe pozitivitetit.

Mirëpo tregimet, ngjarjet dhe histroritë na sjellin edhe figura të dhunshme, me intriga, vrasjesh, mashtrimesh e stisjesh. Këto të fundit nuk vlerësohen si “të urta”, por ndonjëherë si dominuese.

Për fatin tonë të keq këta të fundit kanë dominuar politikën dhe jetën e Shqipërisë e shqiptarëve. Janë figura të cilat janë ngritur përmes intrigash e stisjesh të servirura mediatikisht 24 orë në 24 si “burra shteti”.

Në historinë e pluralizmit politik të Shqipërisë kanë qenë të pakët ata burra që kërkuan më të mirën për vendin dhe shoqërinë shqiptare. Kemi parë kacafytje, sulme deri në personalitet e më pas bashkëpunime e dorështrëngime, sikur mos kishte ndodhur gjë.

“Qëllimi justifikon mjetin”- thotë Makiaveli në veprën Princi. Shpërfillni virtytet e tilla si ndershmëria, atëherë kur mashtrimi ose tradhëtia ju mundësojnë të arrini qëllimin që keni.

Makiavelizmi është tipari më i zakonshëm që kemi hasur në karakteristikat e trekëndëshit të bermudës Berisha, Metaj, Rama. Për 32 vite në politikën shqiptare kjo ka ndodhur.

Janë sharë, linçuar e përqafuar të majtë e të djathtë. Çfardo që ka ndodhur ka qenë për para, korrupsion dhe pushtet.

Për gati një vit e gjysmë Berisha ka thënë se Basha është peng i Ramës, se ka shitur opozitën dhe zgjedhjet. Me këtë argument ndërtoi gjithë kauzën e përçarjes në PD. Me këtë argument sulmoi selinë e PD në 8 janar 2022.

Tashmë e vërteta doli nga hetimi i çështjes McGonigal, se Rama ka paguar për të sulmuar Bashën. Faktet treguan se Rama ka paguar që të hapet një dosje që nuk ka egzistuar.

Minimumi që Berisha duhet të bëjë është t`i kërkoj falje demokratëve që i përçau duke besuar Ramën, e duke përfolur fakte të paqena. Mbi të gjitha i detyrohet ndjesë publike z.Basha i cili priti në qetësi që e vërteta të dalë e të flase vetë.

Qëndrimi i z.Basha tregoi se politika shqiptare ka burra të drejtë e të urtë, që nuk përligjin të keqen e nuk mendojnë vetëm për veten. Me qetësinë dhe maturinë e treguar bëri “amortizimin” e “goditjes” së demokratëve mes tyre. E mbi të gjitha tregoi se kemi mundësi të qeverisemi nga një lider me vision euroatlantik e jo me ide makiaveliste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular