BallinaPolitikeAmerikanët prishën paktin mafioz të mos hetimit mes Berishës -Ramës dhe Metës

Amerikanët prishën paktin mafioz të mos hetimit mes Berishës -Ramës dhe Metës

Sot ata kanë nisur të shantazhojnë njeri tjetrin prandaj Berisha riktheu sulmet e paguata nga Rama ndaj Bashës.

Shpallja non grata e Sali Berishës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë ishte sinjali i parë se pakti mafioz nuk do të vazhdonte të mbante më peng drejtësinë në këtë vend.

Nuk ishte rastësi shpallja menjëherë pas zgjedhjeve. Por ajo çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve ku Rama, Meta, Berisha bashkpunuan për të ndalur rotacionin, për të penguar Lulzim Bashën të bëhej kryeministër, pasi prej tij nuk kishin garanci se do t’i mbronte, siç kishin mbrojtur njëri -tjetrin deri sot.

Amerikanët çuan provat dhe i treguan faktet SPAK për Sali Berishën, Edi Ramen dhe Ilir Meten.

Edhe vetë Shkëlzen Berisha shprehu habi se pse u thirr për t’u pyetur për Gërdecin 15 vjet pas tragjedisë?  Sepse deri tani as s’lejonte pakti Berisha-Rama.

Berisha dhe Rama e kishin konsideruar aksident teknologjik për të amnistuar Berishën dhe familjen e tij.

Të gjithë u habitën pse u hap tani hetimi i kompleksit Partizani, ku i implikuar është dhëndri i Sali Berishës. Sepse ishte pakti mes tyre që e mbajti në sirtar për vite me radhë.

A është çudi që sot një ditë pasi Shkëlzen Berisha ishte në SPAK, Berisha i rikthehet akuzave për të cilat Rama përdori ish agjentin e FBI? Nuk ka budallenj që mos ta kuptojnë që Berisha është në hall.

A ishte rastësi që Rama dhe jo vetëm i kujtuan Berishës lidhjet me Agron Nezën?

Sigurisht që jo.

Berisha e njeh po aq mirë sa Rama dhe e ka përdorur si Rama dhe pikërisht për ato që ai aludonte sot.

Berisha e ka memorien e fortë dhe duhet të kujtoje kush nga njerëzit afër tij e ka takuar Agron Nezën?

Çfarë i ka dhënë dhe çfarë ka marrë prej tij? Këtë e di dhe Rama prandaj ia kujton lidhjet me Agron Nezën.

Janë bashkë në varkën që po mbytet dhe në përpjekje për ta ndihmuar po e zhysin me fort njëri-tjetrin duke e shantazhuar.

Rama sot e kërcënon Berishën jo rastësisht edhe me 21 janarin.

Provat që pretendojnë i kanë prëj vitesh. Por sot ishte momenti që të shantazhonte Berishën që të mos prishej pakti mes tyre.

Berisha është në hall.

Sot pamë një Berishë të frikësuar të hutuar dhe që fliste përçart nga ajo çfarë do të dalë në emër të tij.

Madje harroj dhe revolucionin e protestat.

Kur dëgjon akuzat e Berishës dhe lexon apo dëgjon avokatet e Ramës të vjen ndërmend menjëhere pika 40 e akt-padisë në gjykatën e Uashingtonit ndaj McGonigal ku shkruhet tekstualisht: Më 22 janar 2018, i pandehuri Mc Gonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A, dhe ai ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër. Personi A kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar.

Sali Berisha sot bëri të njëjten gjë si Rama, manipuloi për të sulmuar Lulzim Bashën.

Sali Berisha që ka 2 vjet që nuk i beson për rastin e tij SHBA, çuditërisht i beson një manipulimi të Ramës përmes FBI për Bashën?

Sali Berisha e ka di ditur dhe e di shumë mirë të vërtetën.

Sot e di gjithë  bota sepse është e shkruar e zezë mbi të bardhë në akt padinë e drejtësise amerikane se si “faktet” e Ramës u shpërndanë te agjentet e FBI dhe se nuk ia doli dot të faktojë asgjë as në SHBA as në Shqipëri ku krejt e kundërta ndodhi nga ajo që pretendon Sali Berisha: Edi Rama u investua personalisht duke e mbajtur peng këtë gjygj për dy vite derisa s’kishte asnjë mundësi më.

E mbani mend se si Sali Berisha për muaj me rradhë u thoshte demokratëve që Basha nuk shkon në Amerikë se e arreston FBI?

Sot çdo shqiptari i lind dyshimi se ai mund të kenë qenë bashkë me Ramën në këtë histori.

Por edhe pse Basha shkoi jo një po dy herë në SHBA, sepse me gjithë investimin e Ramës, Berishës e të tjerëve nuk kishin gjetur asnjë prove kundër tij, Berisha as nuk u skuq as nuk u zverdh.

Pra të mashtrosh për Berishën nuk është turp. E kur një njeri nuk ka turp, nuk ka nder, nuk ka as çfarë të humbasë.

Në jetë është e rëndësishme të jetosh me nder por edhe të vdesësh me nder. Nderi nuk ruhet e as fitohet duke mashtruar.

Sali Berisha i ka humbur tashmë këto dy mundësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular