BallinaKryesoreZbulohet emri, PD zgjedh një zonjë për Vaun e Dejës

Zbulohet emri, PD zgjedh një zonjë për Vaun e Dejës

Zbulohet emri, PD zgjedh një zonjë për Vaun e Dejës. Klomentina Drini në garë për bashkinë

Partia Demokratike ka prezantuar sot një tjetër grua për garën e 14 majit për pushtetin lokal.
Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës
Zonja Drini është pasardhëse e një familje të nderuar dhe që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist.

Kandidatja e PD për zgjedhjet e 14 majit është gjithashtu një emër i njohur për arritjet e saj ne karrierën personale. Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.

Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale. Angazhimi i saj është vlerësuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë dhe punën e admirueshme që ka bërë për komunitetin e zonës.

Klomentina Drini do të përcjellë me kandidimin e saj vlerat e qytetarisë, angazhimin serioz dhe ndihmën e pakursyer për bashkëqytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular