BallinaKryesoreZbulohet emri i PD për Patosin. Mësuesja hyn në garë për të...

Zbulohet emri i PD për Patosin. Mësuesja hyn në garë për të sjellë ndryshimin në bashki

Zbulohet emri i PD për Patosin. Mësuesja Pranvera Rizai hyn në garë për të sjellë ndryshimin në bashki.

Mësuesja Pranvera Rizai do të jetë kandidatja e PD për bashkinë e Patosit.
Zonja Rizai rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG të Patosit.

Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak.Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.
Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve.

Pranvera Rizai do të jetë kështu një alternativë e duhur për Patosin që ka kaq shumë nevojë për ndryshim rrënjësor. Ndryshim që do të vijë nga njerëz si Pranvera, anëtarë të nderuar të komunitetit, me vlera dhe kontribute në ndihmë të njerëzve dhe zonës të cilën do ta drejtojnë me përkushtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular