BallinaOP EDAbdulla Diku: Terapia e pyjeve (1)

Abdulla Diku: Terapia e pyjeve (1)

Nga Abdulla Diku
Njihet ndryshe dhe si silvoterapia, është një terapi e vjetër e cila konsiston në përdorimin e mjediseve pyjore për të përmirësuar shëndetin e njerëzve.
Në të kaluarën njerëzit ishin më të lidhur me natyrën. Jeta ishte shumë më shumë se sot e lidhur me ciklet e natyrës dhe varej direkt në atë çfarë natyra ofronte për to.
Sot, ne jemi ndryshe pasi të tillë e kemi ndërtuar mënyrën tonë të jetesës.
Me mënyrën moderne të të jetuarit, sot ne kemi përfituar dhe kemi shumë rehati, por kemi humbur shumë lidhjen tonë me natyrën.
Shumë komunitete jetojnë larg parqeve urbane, dhe mendoni sa shumë jetojnë akoma më larg pyjeve. Kjo është arsyeja se pse në Japoni ka lindur një trend i ri tashmë. Aktualisht, terapia e pyjeve atje nuk konsiderohet si e re. Në studime të ndryshme të realizuara nga kërkues të ndryshëm, ka rezultuar se shëtitja apo qëndrimi nëpër pyje pakëson shumë efektin e sëmundjeve tek njeriu, të tilla si; pakësimi i stresit, ankthit, depresionit, përmirësim të sistemit imunitar, përmirëson imunitetin e trupit tonë ndaj sëmundjeve si kanceri, ul rtitmin e rrahjeve të zemrës etj. Nga ana tjetër, përmirësimi i shëndetit mendor vlerësohet si më pozitivi, por edhe përfitime të tjera evidentohen si mjaft të rëndësishme; ulje të nivelit të asmës, përmirësimi i gjendjes dhe funksionit të mushkërive, rrugëve të frymëmarrjes etj.
Ecja nëpër pyje quhet ndryshe edhe si “banjo me energji pozitive”.
Ajo që duhet vlerësuar shumë është fakti që pyjet nuk janë vetëm terapi për trupin, por mbi të gjitha për mendjen/shpirtin.
Lloje të ndryshme pyjore janë të ‘profilizuar’ të japin efekte të ndryshme ndaj trupit dhe mendjes së njeriut. Po cilat janë llojet më kryesore pyjore që ofrojnë përveç tjerash, këto përfitime të jashtëzakonshme për neve;
Ahu (Fagus sylvatica). Pyjet e Ahut janë një “fabrikë” e vërtetë oksigjeni dhe një superfiltër natyror i ujit.
Si dru pyjor, Ahu simbolizon mbrojtjen, lidhjet familjare, traditën, solidaritetin. Simbolizon gjithashtu “Mbrojtësin e zemrës”, krijon hapësirë për besim, një rritje të re, mençurinë, përvojën, shpirti që kapërcen kohën…
Nëse ecën përreth drurit për 10-15 minuta, është mjedis perfekt për të rikuperuar energjitë dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Ecja nëpër pyje me Ah gjithashtu krijon një qetësi të jashtëzakonshme mendore, dhe përmirëson në mënyrë magjike presionin e gjakut. Koha më e mirë dhe kur druri jep energji pozitive është vjeshta, pasi druri përgaditet për dimër. Mbështetu në trungun e drurit apo ulu poshtë tij dhe do mbushesh me energji pozitive.
Përveç sa u tha më sipër, Ahu ndihmon në probleme të tjera si; ethet, dizanteria, gurët në fshikëzën e urinës, reumatizmës dhe dhimbjes së kokës.
Ahu – konsiderohet si druri i cili ‘din të dëgjojë’;
Nëse dëshiron të komunikosh, dëgjosh dhe kuptosh partnerin tënd, zgjidh një dru Ahu apo më mirë akoma, një pyll Ahu.
Koha minimale që të përfitosh nga Ahu; jo më pak se 15 minuta.
Në postimet e tjera, do japim efektin pozitiv të disa llojeve të tjera pyjore.
Deri atëherë, mos harroni vlerat që ka Ahu në jetën dhe shëndetin tonë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular