Së fundmi është bërë publik një detaj në lidhje me periudhën e luftën serbe në Kosovë që prek Vuçiçin.

Mediat boshnjake kanë publikuar sot një dokument ku bëhet me dije se në periudhën e luftës, Vuçiç si ministër në qeverinë serbe, ishte një nga personat e sanksionuar nga Bashkimi Europian.

Atij i ndalohej hyrja në zonën e Unionin.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në shtator 1999, ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në postim

foto galeri