BallinaKryesoreGreqia dhe Turqia “zbusin” tensionet, dy ministrat e Jashtëm shikojnë me helikopter...

Greqia dhe Turqia “zbusin” tensionet, dy ministrat e Jashtëm shikojnë me helikopter dëmet nga tërmeti! Dendias dhe Çavusoglu: Mos prisni që…

Tërmeti i një jave më parë duket se ka zbutur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Ministri i Jashtëm helen, Nikos Dendias ka vizituar këtë të dielë zonat e prekura në Turqi, ku është shoqëruar nga homologu i tij Mevlut Çavusoglu, ndërsa kanë parë me helikopter zonat e shkatërruara.

Të dy zyrtarët e lartë dhanë mesazhin e qartë, se “nuk duhet të pritet një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”, raportojnë mediat greke.

“Prania e Nikos Dendias sot këtu tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve ”, tha Tsavousoglou.

Ministri i Jashtëm turk i është referuar veçanërisht solidaritetit të Greqisë që u shfaq menjëherë pas tërmetit.

“Greqia ishte një nga vendet e para që kontaktoi autoritetet turke menjëherë për t’u deklaruar se janë të gatshëm të ndihmojnë. Ata dërguan menjëherë ekuipazhet e shpëtimit dhe shumë avionë me ndihma humanitare në zonat e goditura nga tërmeti, “tha ai, duke kujtuar vizitën e ministrit të Mbrojtjes Civile Christos Stylianides.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shprehu ngushëllimet për jetët e humbura.

“Përpjekja e Greqisë për të ndihmuar Turqinë nuk ndalet këtu. Ka një urdhër nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, që Greqia të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Turqinë, qoftë dypalëshe, qoftë në kuadër të pjesëmarrjes së saj në BE”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular