BallinaKronikeU arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, ish-zyrtares Alda Klosi...

U arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen…..

Disa ditë pas arrestimit nga policia, ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh, bëjnë të ditur burimet për Panorama TV.
Lajmi u konfirmua edhe nga policia, qe me anë të një njoftimi sqaroi se Klosit iu sekuestruan apartamenti dhe garazhi ne rrugën “Kongresi i Lushnjes”. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sekuestruan pasuri të palujatshme në pronësi të shtetasit A. K., konkretisht një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, tha policia.

AKUZAT

Alda Klosi është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi.

Mbi ish zyrtaren e shtetit, Alda Klosi të rëndojnë disa vepra penale

“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”;

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”;

dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

ARRESTIMI

Alda Klosi u arrestua mbrëmjen e 3 shkurtit pasi në banesën e saj, dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në banesën e marrë me qera prej zyrtares.

Dyshimet ndaj Klosit u shtuan, pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Historia është ende nën hetim, pasi Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin. Këto pretendime pritet të zbardhen nga ana e Prokurorisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular