BallinaKronikeMakina e policisë përplaset me një mjet tjetër, ka të plagosur

Makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, ka të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në këtë aksident është përfshirë një makinë policie dhe një mjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Vasil Shanto”, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 policë, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tjetër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular