BallinaKryesore40 vite në arsim/Fatime (Skana) Çera model i mësuesit për edukimin e...

40 vite në arsim/Fatime (Skana) Çera model i mësuesit për edukimin e brezave. Letra prekëse e kolektivit të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu” Kamëz

Nga Mina HYSA
Një jetë në arsim si mësuese! Në fshatin Lashkizë të komunës Zall Dardhë të Dibrës e nisi, në Bathore të Kamzës, rrethit Tiranë, e bitisi! Ka dhënë më të mirën nga vetja në edukimin dhe arsimimin e brezave në bangat e shkollës duke lënë mbresa dhe kujtime të mira jo vetëm për qindra e qindra fëmijë që kanë mundur të kalojnë nga duart e saj nga Dibra në Kamëz, por ka lënë përshtypjet pozitive për qytetarinë që ka rrezatuar, artin e komunikimit, si një mësuese e aftë profesionalisht, e cila veç dëshirës për të dhënë sa më shumë për nxënësit në të nxënit të dijes, i ka parë edhe me syrin e nënës. Ka spikatur dhe si qytetare model në raport me kolegët dhe koleget në 40 vite në sistemin arsimor. Quhet Fatime (Skana) Çera e cila këtë vit del në pension duke mbartur mbi supe kontributin e saj për 4 dekada në arsim. Kjo ka bërë që kolektivi i shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu”, Bathore Kamëz Bathore më 7 shkurt 2023 t’i çonte një letër suprizë për t’i shprehur mirënjohjen për atë çfarë ka dhënë. Personalisht kam qenë me fat që kam provuar aftësinë dhe dashuinë e saj si nxenes duke e pasur si mësuese të parë. Në një shkrim tjetër do të hedh mbresat për sakrificat e saj që e kanë skalitur për të qenë sot një ikonë e vërtet e arsimit shqiptar. Respekte dhe mirenjohje mesuese!  
Më poshtë është letra si vijon!
Fatime Çera model i mësuesit që kontribuoi për edukimin e brezave plot 40 vite. Letra prekëse e kolektivit të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu” Kamëz
Për mësuese Fatime Çerën
“Një mësuese e mirë mund të frymëzojë shpresën, të ndezë imagjinatën, të ndezë dashurinë për të mësuar”.
E tillë është mësuese Fatimja, model i mësuesit dhe qytetarit që kontribuoi për edukimin e brezave plot 40 vite.
Kur dikush më kërkoi një përshkrim për punën e saj nuk e pata të lehtë. Kjo, jo për faktin se nuk meriton vlerësim por, për faktin se ndoshta nuk gjej dot fjalët e duhura për ta faleenderuar me plot gojën për punën e saj të palodhur si mësuese , ku ka përdorur larmishmëri metodash dhe strategjish resultative në edukimine brezave, të cilat shkojnë përtej pritshmërive .
Këtë të fundit e vërtetuam vitin e fundit të punës së saj si mësuese , ku pavarësisht moshës vazhdon të përdorë metoda shum ë productive që vetëm ajo di ti përshtatë.
Shumë herë kur kaloj nga klasa e saj i them:
-E si mund të dalë në pension një mësuese e tillë, që jep rëezultate të larta përtej pritshmërive!
Befasohem çdo ditë me punën dhe arritjet e saj.
Ndoshta nuk gjeta dot fjalët e duhura për të përshkruar punën e saj si mësuese por, ta dini që kam shprehur me zemër dhe plot sinqeritet punën e saj të palodhur që kam parë si kolege dhe si drejtuese institucioni që nga viti 2004 kur u njoha me të.
Jam e sigurt , që cilindo drejtues apo koieg të pyesësh të njëjtin vlerësim pune do ti bënin, të njëjtat deklarata do të kenë për mësuses Fatimen, si model i punës, bashkëpunimit dhe qytetërimit.
-Me mësuese Fatimen ose siç e thërras unë (ALEK), -shprehet Arta Uta,-jam takuar për herë të parë në vitin 2004, në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Halit Coka”(Bathore 2)/Kamëz.
Që në ditën e parë kur e njoha e në vazhdim ajo ruan të njëjtat vlera e cilësi në çdo aspekt.
E përkushtuar shumë pas profesionit, kjo mësuese më ka lënën gjurmë të paharrueshme në brezat që mësoi dhe edukoi.
Të njëjtin mendim shprehin dhe pohojnë të gjithë kolegët e saj.
Jemi me fat që kishim në mesin tonë një kolege, një nënë, një motër, mikeshë e grua të fortë plot energji positive e frymëzuese për të gjithë ne.
Jo të gjithë kanë shansin të kenë një kolege “ideale” si mësuese Fatimja.
Dhe, për ta mbyllur, i shkojnë shumë përshtat vargjet e të madhit Ismail Kadare
-E urta gjer në dhembje, e thjeshta gjer në madhështi.”
Me shumë respekt e mirënjohje, kolektivi i shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu”, Bathore/Kamëz/Bathore më 07.02.2023


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular