“Aksi Tiranë-Beograd, jo i duhuri”/ Basha: Problemet e Kosovës nuk zgjidhen duke anashakaluar Prishtinën

0
332

Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ndihmojë Kosovën për të zgjidhur problemet e saj përmes aksit Tiranë-Beograd.

Sipas Bashës,  Tirana zyrtare nuk mund të anashkalojë Prishtinën në çështjet që diskuton me Serbinë.

Duke folur në një intervistë për emisionin “Publikisht” në RadioTelevizionin Shqiptar, Basha ka theksuar se moskoordinimi midis dy shteteve shqiptare në raportet me Serbinë mund të ketë pasoja të rënda për vetë shqiptarët.

10-vjeçari e fundit është me dritëhije, dhe personalisht e shoh me doza të mëdha dyshimi për zgjedhjen strategjike për të konsideruar aksin Tiranë-Beograd si aksi i duhur  politik dhe diplomatik për të trajtuar problemet dhe për t’u dhënë zgjidhje atyre. Fakti është që arritjet më të mëdha Kosova i ka shënuar dhe Shqipëria i ka mbështetur duke mos anashkaluar Prishtinën por duke mos një qasje paternaliste ndaj Prishtinës por duke qenë në mbështetje të plotë të institucioneve të Kosovës dhe të objektivave të caktuara politike të shtetit të Kosovës. Tirana e ka për detyrim që ta shohë marrëdhënien me Beogradin nga sytë e Prishtinës dhe çdo anashkalim i Prishtinës dhe çdo moskoordinim midis dy republikave sjell kosto të rënda dhe të paparashikueshme jo thjesht për Kosovën por në tërësi për strukturën e sigurisë në rajonin tonë. Është fare e lehtë për t’u orientuar nëse ka vullnet, por këtu shoh mungesë vullneti. Përmes orientimit euroatlantik duhet t’i impohenemi edhe Serbisë për të bërë të qartë se çdo investim tek e kaluara, çdo ngjitje pas retorikës nacionaliste pas së shkuarës do të prodhojë më shumë pasiguri dhe mjerim për popujt tanë“, është shprehur Basha.

/rtsh.al/