BallinaKronikeEMRAT/ Sherr mes disa personave, plagosen dy vëllezër në Paskuqan. Detajet

EMRAT/ Sherr mes disa personave, plagosen dy vëllezër në Paskuqan. Detajet

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë, si pasojë e një sherri të ndodhur në zonën e Paskuqanit.

Policia sqaron se 30-vjeçari Tedi Durishti dyshohet se ka goditur me thikë Jetmir Pergjekaj dhe Xhevahir Pergjekaj, vëllezër të moshës 31 dhe 35 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular