BallinaKryesoreA keni firmosur daljen përfundimtare nga politika? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

A keni firmosur daljen përfundimtare nga politika? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj është pyetur nëse ka firmosur daljen përfundimtare nga politika, por refuzoi të përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ish-zv.kryeministri i ftuar në emisionin “Opinion” renditi kontributin që ka dhënë në Partinë Socialiste, por edhe në qeveri.

Partinë Socialiste e konsideron familjen e tij, ndërsa sa u përket akuzave për rindërtimin nga tërmeti dhe pandeminë, tha se nuk ka bërë asnjë tender kur ka drejtuar këto dy procese delikate.

Teksa iu referua kryeministri Rama, Ahmetaj tha se “nuk ka nevojë për shikimin e askujt”, ndërsa u shpreh i gatshëm për tu përballur me opozitën për cështjen e inceneratorëve.

Pyetje: A keni firmosur në një farë mënyre daljen përfundimtare nga politika? Pjesën penale e ndjek SPAK.

Ahmetaj: Unë kam kontribut shumë të hershëm në PS, Partia Socialiste është shtëpia ime. Unë e kam filluar në ’98 me mbylljen e skemave piramidale të drejtuara nga ish-ministri Arben Malaj. Është bërë punë spektakolare për të shpëtuar shqiptarët nga ajo. Kam qenë i autorizuar nga Bashkim Fino dhe nga Arben Malaj për të negociuar mbylljen me Rusmajlin.

PS unë i kam kontribuuar me shumë orë pune, por gur kilometrik është greva e urisë. PS unë i kam kontribuuar me fitoret e mia katër herë dhe në qeveri i kam kontribuuar me strukturimin e financave të shtetit, me rindërtimin që kur të shkoj te Krijuesi, me rindërtimin dhe me pandeminë do mburrem që mbase më hedh në ndonjë vend të mirë dhe me komplet dedikimin tim në punë te PS, Partia Socialiste është familja ime.

Pyetje: Rama ja u ka hequr shikimin.

Ahmetaj: Nuk kam nevojë për shikimin e askujt e keni gabim. Unë kam qenë në opozitë, unë kam humbur, unë kam fituar. Pse më thirri për Rindërtimin? Pse më dha gjithë atë besim? E di çfarë diskutimi është bërë? Kur është bërë ligji  i Rindërtimit, i kam thënë dëgjo kam vetëm një kusht. Ministri i Rindërtimit nuk do bëjë asnjë tender dhe kjo godinë që ishte godina e Kryeministrisë nuk do bëjë asnjë tender, i kanë bërë të gjitha bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës. Më kanë akuzuar dhe për pandeminë, zero tendera. Jam krenar.

Pyetje: Ke kurajo të përballesh me përfaqësues të opozitës për inceneratorët?

Ahmetaj: Kur të duash!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular