BallinaKryesoreFlutura Açka: Kush shkruante për Enverin në diktaturë, më i ndershëm se...

Flutura Açka: Kush shkruante për Enverin në diktaturë, më i ndershëm se ata që shkruajnë sot për Berishën e Ramën

spot_img
spot_img

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Açka u shpreh se janë më të ndershëm ata që shkruanin në atë kohë, sesa këta sot që shkruajnë për Ramën dhe Berishën.

Deklaratat u bënë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po diskutohej për projektligjin “Për Ndërgjegjësimin, Kujtesën Kolektive, Ekspozimin dhe Ndëshkimin Publik të Regjimit Totalitar Komunist”, propozuar nga grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.

” Unë vetë kam shkruar që fëmijë dhe për fat të mirë i kam shpëtuar, sot e them me gëzim që s’kam botuar asnjë poezi të botuar. Por nuk i gjykoj kurrë kolegët e mi që në kushte të caktuara, kanë shkruar poezi dhe romane të caktuara.

Ne nuk ia kemi shpjeguar shqiptarëve që ata që kanë shkruar poezi për Enverin, janë viktima jo fajtorë. Ne i kemi futur në një kallup të gjithë dhe i kemi dënuar edhe publikisht pse ata kanë shkruar një poezi për Enverin.

Po ta kishim bërë këtë debat publik me kohë, ata njerëz nuk do të ndiheshin sot viktima dhe të intimiduar. Ne duhet ti mbrojmë ata duke u shpjeguar qasjen ashtu siç është e vërteta. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, do ti lëmë viktima të kohës së tyre.

Në syrin tim është më e ndershme ajo që kanë bërë ata që kanë shkruar një poezi për Enverin në atë kohë, sesa këta që shkruajnë romane sot për Sali Berishën dhe libra e poezi për Edi Ramën në kohë lirie. Midis të dyve, zgjedh të parët që e kanë bërë në kushte dhune sesa këta që e kanë bërë në kushte lirie”, tha nder te tjera Acka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular