Nga Sabah Sheta
Kandidat i PD për Bashkinë KRUJE
Të nderuar bashkëqytetarët e mi krutanë. Jam në garën për zgjedhjet vendore të 14 majit për drejtimin e Bashkisë Krujë me qëllimin e vetëm të bëjmë për qytetin dhe secilën nga Njësitë Administrative, atë që të parët tanë kanë dashur dhe brezat e ardhshëm dëshirojnë: Shtëpinë e madhe të përbashkët!.
Vëllezër krutanë! Bashkia duhet të jetë për çdonjërin pa dallim bindjesh dera e hapur ku secili mund të marrë në këtë institucion shërbimin dhe mbështetjen që i takon dhe meriton!
Apeli im është që të bashkohemi sot, evidentojmë çdo problematikë, mbajmë çdo shënim, japim ide, propozojmë zgjidhje të përbashkëta. Më mbështesni në këtë rrugëtim timin dhe nga 15 maji duke më votuar si kryetar të Bashkisë Krujë të më kërkoni llogari për çfarë do të biem dakord!
Obligimi im dhe përkushtimi do të jetë maksimal për të bërë të pamundurën të mundur, që të realizojmë qëllimin tonë!
Sikurse për Ju, edhe për mua Kruja është e para! Së bashku mund dhe duhet të realizojmë atë që secili dëshiron për shtëpinë e tij, për lagjen, për qytetin!
‘Mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por çfarë bën t’i për atdheun tënd’ – deklaronte Presidenti i SHBA Kennedy. Kjo thënie e famshme që ka të bëjë me qeverisjen le të shërbejë dhe për ne. Nuk duhet të pyesim çfarë ka bërë Kruja për ne, por çfarë ne duhet të bëjmë për Krujën. Unë e kam marrë angazhimin, por të dashur bashkëqytetarë krutanë së bashku me ju, duke diskutuar dhe parë në sy njëri-tjetrin
“Ne Mundemi”.
Kandidati i PD për Bashkinë Sabah Sheta: Kruja është e para! Së bashku të realizojmë atë që secili dëshiron!
RELATED ARTICLES