BallinaIntervistaKreu i Prezencës së OSBE tregon "kurën" për politikën në Shqipëri: Besim...

Kreu i Prezencës së OSBE tregon “kurën” për politikën në Shqipëri: Besim dhe dialog. Kërcënimet dhe skenarët e krizave nuk janë demokraci

spot_img
spot_img

Në intervistën e parë për një media shqiptare, që nga emërimi në dhjetor në krye të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Guido de Sanctis, shprehu besim të plotë tek aftësia e KQZ-së për të organizuar zgjedhje në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Ambasadori i OSBE-së foli në RTSH për emisionin “Pa Censurë” duke i dhënë rëndësi maksimale dialogut dhe besimit mes forcave politike në vend.  “Mendoj se Shqipëria është një nga ato raste ku i duhet dhënë më shumë vëmendje ushqimit të besimit të ndërsjellë.

Besimi i ndërsjellë mbështetet te dialogu. ne flasim me të gjithë dhe u japim të gjithëve të njëjtin mesazh. Mesazhi është se mund të ndodhë në një demokraci që të lëshohen fjalë të rënda. Kjo është normale.

Ajo që nuk është normale është përdorimi i kërcënimeve, përfytyrimi i skenarëve krizash. Nuk është kjo demokracia.”- u shpreh Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Guido de Sanctis.

PJESË NGA INTERVISTA ME GAZETAREN ELONA MEÇO NË EMISIONIN “PA CENSURË”, RTSH.

 Nga këndvështrimi juaj, ambasador, cilat janë problemet kryesore të cilësisë së demokracisë në Shqipëri?

Le ta nisim nga diçka për të cilën të gjithë biem dakord. Burimet më të mira të çdo vendi janë njerëzit e tij. Dhe karburanti më i mirë për jetesën qytetare është besimi i ndërsjellë. Ka momente në historinë e çdo vendi ku besimi i ndërsjellë mund të luhatet: mund të jetë i lartë, mund të jetë më i ulët. Mendoj se Shqipëria është një nga ato raste ku i duhet dhënë më shumë vëmendje ushqimit të besimit të ndërsjellë. Besimi i ndërsjellë mbështetet te dialogu. Do të doja t’ju kujtoja se dialogu është ndër parimet mbi të cilat u themelua OSBE-ja. Kur lindi si KSBE më 1975, ideja e themeluesve të saj ishte të përdorej dialogu sa herë të kishte një problem për të zgjidhur.

Në fakt, vitin e shkuar Shqipëria e kryesoi OSBE-në në nivelin më të lartë të saj, kryetar i OSBE-së ishte kryeministri Rama. Por, në fakt, në Shqipëri nuk pati asnjë dialog mes partive politike. Është problem ky?

Veprimtaria jonë këtu me bashkëbisedues të ndryshëm… ne flasim me të gjithë dhe u japim të gjithëve të njëjtin mesazh. Mesazhi është se mund të ndodhë në një demokraci që të lëshohen fjalë të rënda. Kjo është normale.

Ajo që nuk është normale është përdorimi i kërcënimeve, përfytyrimi i skenarëve krizash. Nuk është kjo demokracia. Puna jonë këtu… dua t’ju kujtoj që në ende mbajmë një stil tipik të OSBE-së, të cilin mund ta përkufizoj si stil të heshtur.

Bashkëbiseduesit tanë i marrin shumë qartë mesazhet tona për dialog, por nuk është në interesin tonë që çdo gjë që bëjmë të bëhet publike apo të thuhet në media, pasi mendojmë se këto mesazhe duhen shtjelluar nga ne dhe nga bashkëbiseduesit. Por ju siguroj se ne i japim shumë qartë këto mesazhe.

Ambasador, ka një perceptim sikur roli i OSBE-së nuk është më aq i rëndësishëm sa ç’ka qenë vite më parë këtu në Shqipëri. Kjo vjen për shkak se ju jeni tërhequr si ndërmjetës; këtu në Shqipëri nuk ka më kriza siç ka pasur më përpara, kriza politike e kam fjalën; apo ka rënë besimi tek OSBE-ja?

Ne nuk jemi të paduruar për të ikur nga vendi, natyrisht, unë vetë bëj një jetë shumë aktive këtu, por, objektivisht, ne punojmë për t’u bërë sa më pak të nevojshëm.

Ende punojmë në stilin e heshtur që përmenda dhe nga bashkëbiseduesit e mi – nga institucionet dhe shoqëria civile – kam dëgjuar vetëm vlerësime.

Kjo më jep bindjen se puna jonë këtu është ende e vlerësuar dhe ende e nevojshme. Pra, nuk do të thosha që jemi më pak të rëndësishëm. Jo, nuk jam dakord me këtë.

Ambasador, në fakt, kur flitet për OSBE-në, gjithmonë na vijnë në mend zgjedhjet. çfarë mendoni për përgatitjen e zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri?

Ky është një moment i rëndësishëm për jetën demokratike të Shqipërisë. Fatmirësisht, kemi punuar shumë mirë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, unë jam takuar me Komisionerin, dhe mendoj që përgatitjet janë në kohë dhe ata po e përgatisin terrenin në mënyrë shumë efektive. Prandaj nuk jam i shqetësuar në këtë drejtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular