Ndërsa në zgjedhjet për kryetarë bashkie, Duka tha se do të mbështesë kandidatët e opozitës në ato zona ku ka më shumë mbështetje të PAA-së. Duka nuk sqaroi nëse do të mbështesë kandidatët e nxjerrë nga grupimi i Enkelejd Alibeajt apo nga “Primaret” e Sali Berishës.
Agron Duka: Dua të sqaroj pse ne dalim vetëm për këshillat bashkiakë. Kodi Zgjedhor na detyron që të dalim vetëm. Mundet përshembull që një këshilltar në Korçë mund të ketë edhe bindje të majta. Ne s’kemi as mundësi dhe energji për të shpenzuar në disa vende që nuk kemi një kandidat relevant. Aty ku mendojmë që kandidatët tanë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.
Këtu ne më shumë se kudo tjetër ne kemi njëfarë peshe në Durrës. Unë kam kandiduar me listat e PD-së. Dy herë që kam qenë mazhoritar, kam marrë disa mijëra vota. Nuk janë vetëm të miat. Ne jemi munduar që të kemi një kauzë. Ne merremi me çështjet ambientaliste dhe bujqësisë. Ky është qëndrimi i PAA-së dhe i imi. Unë në krah të Sali Berishës nuk kam qenë asnjëherë. Unë jam në opozitë.
Unë opozitar nuk jam nga saliu, por jam votuar për të qenë në opozitë. Aq vota kam marrë. Unë e kam thënë kudo, që nuk paragjykoj asnjë lëvizje që bëhet brenda mandatit. Por unë nuk e bëj. Ne na kanë votuar për këtë punë, ndaj do rri në opozitë. Kam dhe unë pakënaqësitë e mia për qeverinë. Nuk jemi në opozitë prej Berishës apo Alibeajt. Kodi Zgjedhor, meqë nuk na lejon të kemi koalicione, do dalim më vete në zgjedhje. Aty ku kam mundësi për të ndihmuar opozitën për votimin mazhoritar, do e ndihmoj. Ne e kemi taksative që të dalim me siglën e PAA-së./PanoramaTV