Lidhja e krijuar mes Kristit dhe Keisit ka krijuar debate brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe hatërmbetje.
Maestro dhe Olta, dy njerëzit më të afërt të Kristit kanë shprehur pakënaqësi pasi sipas tyre, Kristi nuk rri më me të si më parë, po i shmang. Për këtë ka reaguar dhe Keisi, e cila tha se sjellja e tyre i duket si shfaqje e xhelozisë, meqë Kristi tashëm është i përkushtuar ndaj saj.
“Unë e kam parë dhe pak kshu, sikur ne jemi bashke dhe ju jeni bërë xhelozë. Keni të drejtë dhe mund të bëheni, mënyra si po i krijoni situata atë tregon. Unë nuk po e mbroj, të gjithë kemi të drejtën e fjalës, ju këtë po tregoni”- tha Keisi.