Leximi i zarfit të zi, i cili u dha një ultimatum banorëve për episodet e dhunës dhe kërcënimeve, krijoi debate në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ermojona i është kthyer ashpër Oltës, së cilës i tha se është gënjeshtare dhe se po gënjen për këtë situatë sy ndër sy. Sipas saj, ajo është njësoj si Luizi edhe pse e sulmon këtë të fundit.
“Ti je gënjeshtare po gënjen sy më sy, e paedukatë, e pacipë. Të njoh Olta, të njoh shumë mirë. Mbaje gojën kaq po të them. Ja pra dhe flet për Luizin, ja ku e ke. Të dalësh nga vetvetja me këto.”- tha Jona.