Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Javën e kaluar është hapur televotimi për banorët më të preferuar të publikut dhe më pak të preferuarit do të ishin të nominueshëm këtë javë. Publiku ka zgjedhur si më pak të preferuar: Tanin, Nitën, Kejsin, Kristin, Armaldon, të cilët janë të nominueshmit nga banorët e tjerë, ku u shtohet edhe Ermiona, e cila e humbi imunitetin për shkak se humbi sfidën nga Vëllai i Madh. Më të preferuarit ishin Luizi, Olta , Kiara dhe Dea ndërsa Shpati dhe Eva janë akoma imun si banorët më të rinj të shtëpisë
Mes banorëve më pak të pëlqyer nga publiku në televotim do të shkojnë Nita, Ermiona, Armaldo, ku një prej tyre do të eleminohet ditën e shtunë nga shtëpia e “BBV2”.
Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP. Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.