BallinaKryesoreVIDEO/ Publikohen pamjet, si u bë shoshë nga plumbat dyqani i gruas...

VIDEO/ Publikohen pamjet, si u bë shoshë nga plumbat dyqani i gruas së Mesit

Mesnatën e mbrëmshme dy persona me motoçikletë qëlluan me 14 plumba në një dyqan në pronësi të familjes së Antonela Rokuzos gruaja e yllit Lionel Mesi.

Ndërkohë së fundmi kanë dalë edhe pamjet e dyqanit teksa shihet se si xhamat janë bërë shoshë nga plumbat. Përveç kësaj, kriminelët kanë lënë edhe një mesazh të shkruar me dorë ku shkruhej: Mesi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ty.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ngjarje një panik i madh është krijuar te fansat e Mesit të cilët janë të shqetësuar për jetën e futbollistit. Mbledhja e kombëtares së Argjentinës po afron dhe Mesi dhe bashkëshortja e tij pritet të vizitojnë Rosarion.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular