BallinaAktualitetSabah Sheta: Kruja po shpopullohet! Qyteti historik dhe turistik zbrazet që...

Sabah Sheta: Kruja po shpopullohet! Qyteti historik dhe turistik zbrazet që në orën 19:00!

Nga Sabah Sheta
Kandidat i PD per Bashkine Kruje
Shpopullimi po zbraz Krujën! Qyteti historik dhe turistik zbrazet që në orën 19:00!
Kruja po shpopullohet çdo ditë! Kjo është e rëndë dhe duhet të vërë në alarm institucionet e qeverisjes vendore dhe qendrore, të cilat përmes projektesh konkrete, me mbështetje financiare, të mbajnë krutanët në vendlindje. Kjo foto dhe video e orës 19:00, tregon qartë që qyteti turistik dhe me histori të madhe është zbrazur! Çfarë po ndodh me krutanët?!
Asnjë qytet tjetër qoftë dhe në rajon si; Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, me statusin e qytetit tonë Krujës, nuk ka këtë fat, por gumëzhin jo vetëm nga vendasit, por dhe turistët. Bashkia Krujë dhe qeveria as janë të shqetësuar për këtë fenonem shpopullues që ka prekur qytetin tonë!
Ftoj bashkëqytetarët që ditët që kemi para, të bashkuar, duke ia thënë të vërteta sy me sy njëri-tjetrit të jemi gati që pas datës 14 maj të bëjmë ndryshimin e prekshëm për secilin krutan.
Kruja shumë resurse, Kruja ka mundësi të zhvillohet!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular