BallinaLifestyleSajoi vdekjen për famë e vëmendje, si reperi dhe Rina Balaj festuan...

Sajoi vdekjen për famë e vëmendje, si reperi dhe Rina Balaj festuan ribashkimin pas gënjeshtrës

Disa ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se reperi i njohur Sin Boy kishte ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e artistit ku lajmëronte se ai nuk jetonte më, por muzika e tij do të mbetej gjithmonë rreth fansave të tij.

Mirëpo, së fundmi disa burime për “Prive” kanë treguar se artisti jo vetëm që është shëndoshë e mirë, por është ende në një lidhje me këngëtaren Rina Balaj.

Sipas “Prive”, ‘lajmi se Sin Boy kishte ndërruar jetë nuk ishte i vërtetë pasi artisti e përdori këtë për publicitet, madje ai gjithë këtë periudhë po e kalon duke bërë udhëtime nëpër Europë me Rinën’.

Kujtojmë se ndarja e çiftit disa muaj më parë u përfol goxha në rrjet, madje ishte vetë reperja ajo e cila konfirmoi thashethemet se dyshja i kishin dhënë fund romancës disavjeçare.

Gjatë një interviste të dhënë asokohe, dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike në distance: “Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur”, mbylli ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra, me qenë në qendër të vëmendjes.

Gjithashtu, ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet. Çifti u njohën rreth katër vite më parë dhe s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere, ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Por duket se lajmi i rikthimit duhet të ishte edhe më bombastik se ai i ndarjes.

Ndaj edhe reperi ka menduar që të sajojë vdekjen e tij, që më pas të rikthehet e të çudisë gjithkënd. Megjithatë, të shumta kanë qenë mediat që e kanë kuptuar këtë ‘hile’ të tijën. Pak muaj më parë, reperja pranoi ndarjen, duke mos zbuluar shumë rreth arsyes që e çuan në këtë vendim.

Rina konfirmoi atë që përflitej prej kohësh. Në një intervistë me T7, ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë, por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën të mos ndiqen në rrjetet sociale.

Gjithsesi, duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira, sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

“Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam pasur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua t’u jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq.

Me dia është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama. Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në ‘Instagram’. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, tha ajo.

Vetëm pak ditë pas ndarjes, Sin u shfaq në krah të një tjetër femre, çfarë ngriti dyshimet se historia me Rinën ishte e mbyllur dhe tashmë një romancë e re kishte nisur. Por vetëm pak muaj pas gjithë zhurmës që të dy bënë, vendosën të ribashkohesh

E për të testuar fansat edhe feedback-un që kanë e menduan që këtë ribashkim ta ‘festonin’ me vdekjen e stisur. Katër vite më parë, Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku.

Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje. Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular