Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Alpet e Francës, ku një autobus që transportonte 40 nxënës të një shkolle fillore është rrëzuar në një shpat të pyllëzuar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë autoritetet të kenë thënë se shoferi dhe partnerja e tij janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Sipas Fabien Mulyk, kryebashkiak i qytetit të Corps ku ndodhi aksidenti, të lënduar mbetën gjithashtu edhe 18 fëmijë si dhe një tjetër i rritur, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezukut për jetën.
“Ata të gjithë po janë mirë,” tha kryebashkiaku për Associated Press.
Prokurori i qarkut ka hapur hetimet, ndërsa sipas kryebashkiakut “skenari më i mundshëm” është që shoferi të kishte shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në timon.
Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të kthjellëta kur autobusi doli nga rruga dhe nuk kishte akull apo borë në pjesën ku u përplas automjeti. Ata thanë se të gjithë fëmijët kishin vendosur rripat e sigurimit.